Transmetuar më 09-08-2020, 13:11

Policia e Tiranës ka ndëshkuar me nga 3.000.000 lekë gjobë, pronarët e dy restoranteve.

Ata ushtronin aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, shërbimet e komisariatit numër 1 thanë se kanë konstatuar dy restorante në të cilët ushtrohej aktivitet, duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Për subjektet në fjalë shërbimet e Policisë u kanë vendosur administratorëve S.GJ dhe I.S., masë administrative prej 3.000.000 lekë secilit.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

/NOA.al