Transmetuar më 09-08-2020, 11:57

Organizoi dasëm në oborrin e banesës, ku kishte shumë të ftuar, por gjobitet 10 milion lekë nga policia sepse nuk ishin respektuar masat anti-COVID-19. Deri tani janë gjobitur kryesisht pronarë lokalesh, ndërsa është rasti i parë që gjobitet familja e nuses apo dhëndrit që po martohej, në Bulqizë.

Policia tha se e ndëshkoi me 1 milion lekë gjobë.

Sipas policisë së Bulqizës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte dhe në çdo ambient tjetër, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar shtetasin B. Gj., i cili kishe organizuar dasëm në oborrin e banesës së tij, me një numër të madh personash në shkelje flagrante të protokolleve të sigurisë të përcaktuara në Aktin Normativ, duke u kthyer në burim rreziku për infektim dhe përhapje të COVID-19.

Për shtetasin B.Gj., Policia e Bulqizës ka vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia Dibër apelon të gjithë qytetarët të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19./NOA.al