Transmetuar më 09-08-2020, 11:03

Ekonomia e një vend që nuk prodhon asgjë, është e pamundur të mbijetojë ndryshe.

Në këto kushte kultivimi i kanabisit është ndoshta zgjidhja më e mirë për një shtet që nuk zhvillon dot sektorë të tjerë të qëndrueshëm të ekonomisë.

Në pamjet shihet teksa shtetasi me inicialet B.B., po vadit bimë narkotike të kultivuara në parcelat e fshatit.

Jemi në fshatin Kuç të Vlorës dhe mesa duket policisë i ka ‘shpëtuar’ ky detaj!

Kjo video është siguruar nga Top Channel, e filmuar nga një person i cili ka kaluar rastësisht në këtë zonë dhe ka diktuar kanabisin.

Ajo që mund të thuhet është se si i ka shpëtuar Policisë kjo zonë e mbjellë me hashash.

Blutë janë shtrirë në të gjithë Shqipërinë madje edhe me një plan konkret masash në aksionet antikanabis. Arrestohen apo procedohen edhe kryepleq fshatrash, në rastet kur gjendet ndonjë parcelë./NOA.al