Transmetuar më 08-08-2020, 23:56

Një burrë u përball me një grabitës në Kaliforni, SHBA, sapo kishte tërhequr të gjitha kursimet e jetës së tij për të përballuar krizën e shkaktuar nga koronavirusi.

Francisco Cornejo shkoi në bankë për të tërhequr rreth 200 mijë dollarë, pasi familja e tij po kalonte ditë të vështira.

Sapo mbaroi procedurat në bankë, u nis për në shtëpi me një makinë, por pak para se të hipte në automjet u përball me një person.

Ky i fundit i rrëmbeu çantën me dollarë dhe u largua me shpejtësi.

“Prindërit e mi kishin nevojë për ato para, për t’i mbijetuar pandemisë, sepse të dy janë të papunë. Ata gjithashtu kujdesen edhe për gjyshen time 94-vjeçaren e cila ka shpenzime të mëdha mjekësore. Me ato para do të paguhej dhe shkolla e motrës”, u shpreh i tronditur burri. /k.k/noa.al/