Transmetuar më 08-08-2020, 20:58

Është një prej historive që i ka prekur të gjithë. Bëhet fjalë për një djalë në Britaninë e Madhe, që ka humbur të dyja këmbët si pasojë e një infeksioni.

Sot ai është katër vjeç dhe ka nisur të ecë falë pajisjeve që i kanë vendosur mjekët.

William Reckless, për vite me radhë është trajtuar në spital me një infeksion të tmerrshëm që për pak i kushtoi jetën.

Tashmë vogëlushi ka dy proteza me të cilat ka nisur të ecë përsëri, ndonëse me pak vështirësi. Mamaja e 4-vjeçarit, Gemma Reckless, tha se është emocionuar së tepërmi kur pa se i biri po ecte përsëri, por shtoi se muajt kur ai ka qenë i sëmurë, kanë qenë një makth i vërtetë për të.

“Kur shikon që fëmijë yt nis të ecë përsëri, është një ndjesi magjike. Muajt që ai ishte i sëmurë ishin tërë, frikë dhimbje zhgënjim. Lutesha gjithmonë, që ajo sëmundje e mallkuar më mirë të më binte mua se sa atij”, u shpreh 30-vjeçarja. /k.k/noa.al/