Transmetuar më 08-08-2020, 20:21

Një nënë lindi foshnjën e saj pas shpërthimit të tmerrshëm në Bejrut.

Pamjet janë bërë virale në internet, të cilat tregojnë pikërisht këtë moment.

Video e publikuar tregon çastin kur një grua shtatzënë ndodhej në spital për të lindur fëmijën e saj.

Emanuela ishte në Spitalin e Shën Gjergjit gati për të lindur, ndërkohë që bashkëshorti i saj e filmonte. Sapo filloi shpërthimi, fëmija lindi dhe ky moment u kap nga telefoni i babait.

Vogëlushi George dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore. /k.k/noa.al/