Transmetuar më 08-08-2020, 20:01

Këto janë masat që kanë marrë menaxherët e restoranteve në Turqi për të krijuar distancë dhe siguri mes klientëve.

Ata kanë vendosur disa tenda plastike në formën e kupolave, të cilat krijojnë më shumë siguri mes personave që shkojnë në restorant.

Çdo kupolë është e pajisur me një dritare të posaçme për qarkullimin e ajrit.

Në këtë lokal anës gjirit të Bririt të Artë të Bosforit, kamerierët nuk lejohet të hyjnë në hapësirat e veçanta nëse klientët nuk i lajmërojnë nëpërmjet butonit në tryezat e tyre. /k.k/noa.al/