Transmetuar më 08-08-2020, 19:28

Fieri është ndër qarqet më problematike sa i përket përhapjes së koronavirusit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 7 raste të reja, prej të cilëve 1 në Patos. Bëhet e ditur se historia e infektimit është pjesëmarrja në një ceremoni mortore në Cakran.

Dy ditë më parë u konfirmuan 4 raste në Fier, pjesëtarë të një familjeje nga Cakrani por që jetojnë në Fier në lagjen 29 nëntori.

Rastet e sotme janë të gjithë të afërm të këtyre kontakteve, ku të gjithë kanë qënë në një ceremoni mortore në Cakran.

Sa i përket rasteve ditore, në të gjithë vendin u shënuan 124 raste të reja me koronavirus, dhe për fat të keq katër pacientë humbën jetën. /k.k/noa.al/