Transmetuar më 08-08-2020, 19:14

Korona virusi i ka marrë jetën qindra mijëra njerëzve në të gjithë botën, dhe dita-ditës situata po përkeqësohet.

Një laj interesant vjen nga gazeta sportive spanjolle “AS”. E përditshmja shkruan se futbollisti Lionel Mesi fle në një krevat që vret koronavirusin në masën 99.84 përqind.

Dysheku është i prodhuar enkas për diçka të tillë, ku sistemi përdor nanomolekula të aplikuar në inde, duke eliminuar kështu virusin.

Media shton se ishte kompania prodhuese ajo që ia dhuroi yllit të Barcelonës.

Sipas sistemit inovativ të përdorur në këtë dyshek, nëse një person i infektuar fle mbi të, nanomolekulat do të eliminojnë virusin në vetëm katër orë, gjë që do të parandalonte që një person tjetër të infektohet në rastin e përdorimit të të njëjtit produkt. /k.k/noa.al/