Transmetuar më 08-08-2020, 17:17

Emri i saj është rikthyer sërish në skenën politike, dhe sidomos brenda Partisë Demokratike.

Jozefina Topalli, prej tetë vitesh kryetare e Parlamentit në qeverinë e PD-së, është kthyer pas në kohë.

Ajo ka publikuar një foto të tre viteve më parë, ku ka dalë me Kryetaren e Parlamentit italian në atë kohë, Laura Boldrini.

“3 vite me parë! Sa shpejt kalojnë vitet! Me Kryetaren e Parlamentit Italian!”, shkruan Topalli në rrjetin social.

Është e paqartë ende nëse Topalli do të rikthehet në politikë pas kaq shumë vitesh mungesë. /k.k/noa.al/