Transmetuar më 08-08-2020, 16:58

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia pasi më herët ishte dënuar nga gjykata.

Kjo e fundit kishte caktuar për të riun, me inicialet E.H, masën e sigurisë arrest me burg, për dhunë në familje.

Sikur të mos mjaftonte kjo, gjatë shoqërimit ai ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë.

Mbi të rëndon edhe akuza e goditjes së punonjësit të policisë për shkak të detyrës.

Policia e kryeqytetit njofton edhe për disa persona të tjerë të prangosur.

Një 28-vjeçar është shoqëruar në polici pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Po ashtu, një 35-vjeçar me incialet E.M është vënë në pranga pasi gjatë kontrollit të ushtuar në subjektin në përdorim nga ky shtetas është konstatuar se matësi i energjisë elektrike ishte i dëmtuar dhe nuk bëntë matjen e energjisë elektrike të harxhuar nga ky subjekt.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi i shtetasit M.D., 23 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" dhe u konstatua nga sherbimet e Policisë jashtë banese.

Në pranga ka rënë edhe një tjetër person. Ai është 47-vjeçari L.K, i cili në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhune fizike ndaj bashkëshortes së tij. /k.k/noa.al/