Transmetuar më 08-08-2020, 12:11

Shuarja e 70-vjeçares nga fshati Buçimas nga dora e djalit të saj Olsi Çekici, person me probleme të shëndetit mendor, ka shtyrë prokurorinë e Pogradecit të hetojë edhe të kaluarën e autorit të ngjarjes.

Fqinjët e autorit dhe të ndjerës, jetojnë fare pranë shtëpisë së tyre dhe tregojnë çastet si e kanë përjetuar ata, momentin kur djali bëri aktin barbàr ndaj nënës së tij.

“Erdhi ajo çupka, dhe i thashë a i kishte ardhur nëna, se ishte në arë. Më tha se ishte kthyer, por kishte lënduar pak këmbën dhe se po hanin. Pastaj e thirri një fëmijë, i tha “shpejt se ta thèri nënën babi”, dhe ajo u zhduk me vrap dhe iku në komisariat”, tregon njëra prej tyre.

Fqinja thotë duke folur me A2 se pati mënyrë të flasë edhe me vetë Olsi Çekicin, që kishte ende në dorë mjetin me të cilin i mori jetën nënës.

“Unë dola te porta dhe pastaj pashë atë, tërë gjak dhe me një levë, ai më pyeti: ku është Oljesa? Nuk e di, i thashë”, tregon dëshmitarja.

Fqinjët pohojnë se në disa raste në kafe, autori i makabritétit dukej i qetë, por më pas fillonte të fliste në mënyrë të përçartë, “për Satanàin, meduzat, etj…”

Olsi Çekici 44 vjeç ka qëlluar me mjet të mprehtë duke i marrë jetën nënës së tij 70-vjeçare, Firdes Çekici. Por fundi shokues i kësaj ngjarjeje nuk është ndalur thjesht me marrjen e jetës së të moshuarës. 44-vjeçari e ka shkëputur kokën nga trupi i nënës së tij dhe kokën e vendosi në derën e jashtme të oborrit.