Transmetuar më 07-08-2020, 19:27

Daily Mail ka publikuar një vide interesante, e cila është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për një episod që ka ndodhur në Alaskë.

Një burrë ishte duke peshkuar dhe papritur pranë tij shfaqet një ari. Peshkatari nuk trembet, por qëndron aty.

Rastësisht burri kap një peshk dhe ariut nuk mund t’i shpëtojë ky moment.

Kafsha turret menjëherë për të marrë peshkun dhe largohet me shpejtësi. /k.k/noa.al/