Transmetuar më 07-08-2020, 19:06

Pamjet flasin qartë. Njerëzit kudo në Europë nuk po i përfillin masat e vendosura, edhe pse shifrat po tregojnë rritje dhe flitet se kontinentin po e godet një valë e dytë.

Në Gjermani me dhjetëra mijëra njerëz dolën dhe protestuan në rrugë, pa maska dhe pa ruajtur distancimin social: me pretendimin se u ishin kufizuar liritë.

Në Angli, sot ka qenë një ditë ‘e çmendur’. Me mijëra njerëz janë dyndur në plazhe, pa u kujdesur as për distancim, dhe as për maskë.

Madje disa pushues janë përleshur edhe me autoritetet, duke pretenduar se nuk do t’ia dinë për pandeminë.

Distancimi social është braktisur masivisht nga mijëra njerëz, ashtu si dhe masat anti-COVID po injorohen prej tyre. Këtë dukuri e faktojnë në plazhet e mbushura plot, sot në Britaninë e Madhe.

Vendasit e zemëruar u sulën në bregdet – përfshirë edhe bllokimet në trafik.

Temperaturat në Britaninë e Madhe kanë shënuar rekord këto ditë, të paktën 37 gradë në Jug-Lindje, dhe mund të rriten sot deri në 38 gradë Celsius.

Dita e nxehtë e vitit 2020 deri më tani ishte e Premtja e kaluar, 37.8, madje ajo ishte edhe dita e tretë më e nxehtë e rregjistruar ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar.

/NOA.al