Transmetuar më 07-08-2020, 18:07

Aktori i njohur Bes Kallaku ka humbur një prej miqve të tij më të mirë, dhe këtë lajm e ka ndarë në rrjetet sociale.

Ai i ka kushtuar një dedikim prekës mikut të vet, teksa duket i pikëlluar.

“Lamtumirë shoku im i mirë. Vërtet të pabesueshme janë ndarjet prej jetës me njerëzorët si ty, me mirësinë e zemrës dhe buzëqeshjen e stampuar në fytyrën tënde që largon trishtimin.

Por sot trishtueshëm na ka mbet veç e qeshura jote dhe kujtimet. Kush të ka njohur e di shumë mirë se ç’njeri ishe.

I lehte dheu mbi ty, në paqe shkofsh e pushofsh!”, shkruan Besi në postimin në Instagram. /k.k/noa.al/