Transmetuar më 07-08-2020, 15:20

Dita e shtunë pritet të jetë me mot të paqëndrueshëm, i karakterizuar me reshje shiu dhe temperatura të ulëta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, sa i përket ditës së shtunë vendi pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Edhe pse dita nis me kthjellime e vranësira kalimtare, me kalimin e orëve ato bëhen të dendura në pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet e shiut bëhen prezente fillimisht në zonën e juglindjes dhe prej orëve të mesditës shtrihen në pjesën më të madhe të vendit (përjashtuar zona e veriperëndimit).

Reshjet do të jenë të herëpashershme në formën e shtrëngatave, ndërsa në relievet kodrinore, malore edhe në formën e stuhive apo rrebesheve afatshkurtër.

Përmirësim i lehtë pritet të vijë gjatë ditës së diel me më tepër orë me kthjellime por edhe alternime vranësirash.

Në relievet kodrinore-malore këto vranësira në orët e nxehta të ditës do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtër në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Por, sa i përket vijës bregdetare, ndryshe nga dita e shtunë, parashikohet që të ketë më tepër orë me diell për ata që tashmë ndodhen me pushime. /k.k/noa.al/