Transmetuar më 07-08-2020, 12:30
Makina e bllokuar

Një makinë e cila ishte vjedhur në Romë të Italisë, është bllokuar në pikën e kalimit kufitar Kakavijë.

Bëhet fjalë për një makinë tip “Nissan” me targa italiane, e cila u bllokua në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Nga verifikimet e kryera automjeti rezultonte i vjedhur në Romë, para disa javësh.

Drejtuesi i mjetit është një 37-vjeçar italian nga Napoli, me iniciale A.B.

37-vjeçari po hetohet në gjendje të lirë, ndërkohë që po kryhen verifikimet e rastit. /a.y/noa.al