Transmetuar më 07-08-2020, 11:50
Foto ilustruese

Dy persona në Tiranë, janë vënë në prangat e policisë mbrëmjen e së premtes, të kapur me drogë.

Nga seksioni për hetimin e narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i K. A., dhe F. A., pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, gjatë kontrollit fizik shtetasit K. A., iu gjet dhe sekuestrua me cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit kanabis sativa.

Ndërsa shtetasi F. A. ka kundërshtuar me veprime fizike dhe ka kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë, për të shmangur shoqërimin e shtetasit K. A.. në ambientet e Policisë.

Në vijim të veprimeve janë referuar materialet për shtetasit T. A., dhe E. A., kushërinj me shtetasit e arrestuar, pasi kanë penguar punonjësit e policisë për të ushtruar kontroll në banesën e shtetasit K. A. /a.y/noa.al