Transmetuar më 07-08-2020, 10:39

Del nga koma pas tre muajsh në terapi intensive për shkak të koronavirusit dhe zbulon se familja e tij është shuar nga Covid-19.

43-vjeçari Scott Miller nga Edimburg, Skoci, zbuloi se është i vetmi i mbijetuar i gjithë familjes, pasi zbuloi se e ëma dhe partneri i saj u prekën nga virusi dhe nuk ia dolën.

“Kur isha në terapi intensive duke luftuar për jetën, nëna ime ishte në repartin e një kati më poshtë”, tha ai.

Gjithçka nisi pasi nëna humbi ndjenjat në shtëpi, ku 76-vjeçarja Norma u rrëzua përtokë dhe nuk u ngrit dot më. Pas dërgimit në spital dhe bërjes së tamponit, e moshuara rezultoi pozitive ndaj koronavirusit.

Më pas edhe bashkëshorti i saj u sëmurë. Nga komplikimet e pësuara prej koronavirusit, 43-vjeçari përfundoi në koma për tre muaj, por kur u përmend zbuloi se njerëzit e tij më të dashur, nuk jetonin më. /a.y/noa.al