Transmetuar më 06-08-2020, 22:52

Një djalë i vogël ka mbetur i plagosur pak minuta më parë në Tiranë pasi teksa lëvizte me biçikletë u përplas me një motor.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:10, tek 21 Dhjetori, kur mjeti motorr me drejtues shtetasin SH.K., është përplasur me biçiklistin e mitur A.H., 8 vjeç.

Fëmija u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i motorrit ndodhet në vendngjarje.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe thonë se po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Nuk raportohet për masë ndalimi ndaj drejtuesit të mjetit motorik. /noa.al/