Transmetuar më 06-08-2020, 22:03

Pas arrestimit, Olsi Çekiçi ka dhënë deklaratën në polici, mbi motivin e krimit të rëndë ndodhur sot pasdite në një fshat të Pogradecit.

Ndërkohë dyshimet paraprake të policisë bëjnë me dije se ai e ka goditur me dru dhe ka përdorur një mjet të quajtur (kosore) për t’i prerë asaj më pas kokën.

Edhe vetë autori ka pësuar dëmtime në trup.

"Nuk jam i penduar", ka thënë ai në polici, pasi vrau të ëmën.

"Kjo do të ndodhte një ditë", është shprehur autori i krimit, duke lënë të kuptohet se kishte kohë që e kishte menduar të vriste të ëmën e moshuar.

Megjithatë, ai ka thënë në polici, "amanet vajzën dhe vëllain".

Autori që masakroi nënën e tij sot pasdite ka qenë i martuar, dhe ka një vajzë, por është divorcuar prej disa kohësh.

Ngjarja e rëndë e Pogradecit ku 44-vjeçari vrau  të ëmën si dhe plagosi vëllain, mori përmasa tronditëse, në zonën ku banonte, por edhe në mbarë vendin.

Olsi Çekiçi 44-vjeç, me probleme të shëndetit mendor, edhe konsumtar i lëndëve narkotike, ka qenë i edhe i dënuar. Pasi  masakroi për vdekje nënën e tij sot rreth orës 18:00 në fshatin Buçimas, plagosi edhe vëllain, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Mësohet se 44-vjeçari e ka copëtuar trupin e nënës së tij Firdes Çekiçi, 70-vjeçe, ndërsa koka e saj është gjetur në oborr./NOA.al