Transmetuar më 06-08-2020, 18:29

Një zjarr i madh dhe i papritur ka rënë brenda një fabrike fasonerie në Skrapar.

Godina u përfshi në flakë, në momentin që aty ende punohej.

Nuk dihen akoma shkaqet e rënies së zjarrit. Pamjet kanë shkaktuar panik në tërë qytetin.

Raportohet se punonjësit që nodheshin brenda kanë dalë të gjithë jashtë, menjëherë pas rënies së zjarrit.

Nuk ka pasur asnjë të lënduar fatmirësisht, ndërkohë policia dhe zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes, për të hetuar dhe shuar flakët që përfshinë godinën e fasonerisë. Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Policia sqaroi se zjarri ra në afërsi të N/St së Çorovodës, brenda një magazine.

"Si rezultat, për siguri, është stakuar linja 35kV Bogovë – Çorovoda 1", sqaroi policia.

Zonat e mbetura pa energji nga kjo ngjarje janë aktualisht:  Çorovoda, Çepan, Gjerbres, Leshnje, Potom, Qendër Çorovodë, Vendereshe, Konak dhe Store/ Skrapar. /NOA.al