Mihal Thimjo dhe Gëzim Saraçi kanë qenë kërkues floriri. Këto janë detaje të reja të cilat dalin në dritë një ditë pas vrasjes së 57-vjeçarit Saraçi nga Mihal Thimjo.
Bëhet me dije se ata ishin miq me njëri-tjetrin, por autori tha se e kishte vrarë pas një debati të çastit.
Po ashtu mësohet se ata gërmonin në varre të vjetra të zonës së Zagorisë, dhe ka dyshime që ditën e djeshme të kenë gjetur diçka.
Gëzim Saraçi dhe Mihal Thimjo kishin njohje të vjetër familjare me njëri – tjetrin madje ditën e djeshme para vrasjes kishin qenë për një drekë në Poliçan të Zagorisë.
57-vjeçari u gjet pa jetë nga familjarët e autorit të vrasjes pasi ky i fundit i kishte lajmëruar vetë. /k.k/noa.al/
E vrau pasi hëngrën drekë bashkë: Më quajti grek, Gëzimi qëlloi i pari
Vrasja në Gjirokastër pasi hëngrën drekë bashkë, si u kap i dyshuari 6 orë pas krimit
E vrau dhe më pas telefonoi familjarët, detaje të reja nga krimi në Gjirokastër Pas një sherri brenda makinës së tij e vret dhe arratiset, policia zbulon vendin ku fshihet autori
Gjendet një person i vdekur në makinën e vet, kishte shenja në trup