Transmetuar më 06-08-2020, 18:21

Lëvizja VETËVENDOSJE!, përmes Grupit parlamentar, nisi sot proceduarat për rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti, si dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë!

Albulena Haxhiu, ish-ministre e Drejtësisë, një ndër drejtueset kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje njoftoi për nismën zyrtare që ka ndërmarrë partia më e madhe në Kosovë, pas zgjedhjeve të një viti më parë.

Avdullah Hoti prej disa ditësh qëndron i izoluar në banesë, pasi rezultoi i infektuar me COVID-19.

Mocioni pritet të mbahet në shtator, me nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Megjithatë, pasi i fitoi zgjedhjet për të krijuar qeverinë e re Albin Kurtit, kreut të Vetëvedosjes, i nevojitej një kolacion me LDK-në. Kolacioni qeverisës me Kurtin kryeministër u rrëzua përmes një mocioni mosbesimi ngritur nga LDK, rreth dy muaj më parë, duke bërë që Vetëvendosje të rikthehet sërish në opozitë.

Sakaq, mediat në Kosovë kanë bërë publike edhe deklarimet e pasurisë për dy kryeministrat e fundit të Kosovës.

Ish-kryeministri dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, kur mori postin, ka bërë edhe deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Në deklarimet që ka bërë ish-kryeministri, bie në sy apartamenti me vlerë 400 mijë euro i blerë nga bashkëshortja e tij në vendlindjen e saj, Norvegji.

Kurti ka deklaruar se nuk ka asnjë kredi, ndërsa gruaja e tij ka një kredi prej 242.224 euro në Norvegji për blerje apartamenti.

Ish-kryeministri deklaron se jeton në një apartament me qera, ndërsa këto deklarime pasurie janë bërë 1 muaj pasi Kurti mori postin e kryeministrit.Kurti ka deklaruar se ka të ardhura vjetore 10.040 euro, ndërsa bashkëshortja e tij 46.990 euro.

Agjencia Kundër Korrupsionit, ka publikuar pasurinë për zyrtarët e lartë të shtetit.

Pasurinë për vitin 2019 në AKK e ka deklaruar edhe Avdullah Hoti, në cilësinë e zëvendëskryeministrit gjatë qeverisë “Kurti”.

Sipas deklarimit, Hoti ka mbi 6500 euro të kursyera në banka bashkë me bashkëshorten e tij, ku 1372 prej tyre janë kursime për fëmijët. Hoti ka marrë hua 5000 euro për të blerë truall në Fushë Kosovë, ndërsa ka kredi prej 16335 euro për banesën e blerë në vitin 2018.

Po ashtu, si pasuri të paluajtshme, kreu aktual i Qeverisë ka deklaruar 3 banesa të cilat kapin vlerën e 233 mijë eurove, ndërsa nuk ka deklaruar asnjë pasuri të luajtshme.

Hoti ka deklaruar si burim të të ardhurave tri paga. Përveç nga Kuvendi i Kosovës ku brenda vitit ka marrë pagë mbi 17 800 euro, ai është angazhuar edhe si profesor në një kolegj privat, ku në vit merr mbi 8 mijë euro pagë.

Si pagë tjetër Hoti ka deklaruar edhe nga angazhimi i tij në Universitetin e Prishtinës, ku thotë të jetë paguar mbi 11 mijë euro në vit, sikurse edhe 694 euro nga honoraret për monitorim të studentëve në doktoratura, gjatë një universiteti tjetër privat.

Ai ka deklaruar 2 730 Euro të ardhura që i ka siguruar nga një banesë lëshuar me qera./NOA.al