Transmetuar më 06-08-2020, 13:29

Një autobus ka marrë flakë teksa ka qenë në ecje e sipër, në periferi të Tiranës.

Ngjarja është shënuar rreth orës 13:00,​ në zonën e Paskuqanit.

Si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorit, ka marrë flakë në ecje mjeti autobus me drejtues shtetasin E.J.

Nga zjarri nuk ka njerëz të lënduar, ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al