Transmetuar më 06-08-2020, 12:45

Një punonjës policie në stacionin e policisë Shëngjin, është kundërshtuar dhe goditur brenda rajonit, pas shoqërimit të një personi.

Efektivët e policisë Lezhë kanë bërë arrestimin në flagrancë të M. L., 26 vjeç, M. L., 23 vjeç dhe M. L., 18 vjeç vëllezër dhe Xh. V., 21 vjeç, banues në fshatin Mërqi, Lezhë.

Dy vëllezërit M. L., 26 vjeç dhe M. L., 18 vjeç, në bashkëpunim me shtetasin Xh. M., në ambientet e stacionit të policisë Shëngjin kanë goditur punonjësin e policisë të njësisë operacionale “Shqiponja” në policinë Lezhë, duke i shkaktuar atij dëmtime fizike, për arsye se punonjësit e policisë kishin shoqëruar vëllanë e tyre, M. L., 23 vjeç.

23-vjeçari nuk i ishte bindur urdhrit të punonjësit të policisë për paraqitjen e dokumentacionit të mjetit dhe për këtë arsye ishte shoqëruar në ambientet e stacionit të Policisë Shëngjin, për verifikim.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al