Transmetuar më 06-08-2020, 12:20

Tre persona me të shkuar kriminale për vjedhje me armë dhe pasoja të rënda, janë vënë në shënjestrën e Operacionit Forca e Ligjit, për shkak të pasurisë së tyre të dyshimtë.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-Petrit Merja, me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

-Kreshnik Spahiu, me banim në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Vjedhja me dhunë”, “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale;

-Aleks Dani alias Aleks Tërnova Idajet Tërnova, me banim në Bulqizë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al