Transmetuar më 06-08-2020, 10:37
Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, është vënë në prangat e policisë së Durrësit.

Në bashkëpunim me Interpol Tirana, uniformat blu të qytetit bregdetar, bënë arrestimin e përkohshëm të të shumëkërkuarit.

Bëhet fjalë për 28-vjeçarin D.T., banues në Durrës, i cili u prangos me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra e Interpol Tirana, pasi Gjykata e Pordenones/Itali e ka dënuar me 3 vite, 5 muaj e 5 ditë burg, për veprën penale “Dhuna në familje”. /a.y/noa.al