Transmetuar më 06-08-2020, 10:07

Dy persona të cilët tentuan që të fusin heroinë në burgun e Beratit, kanë përfunduar në pranga.

Të arrestuarit janë M. D., 24 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe A. M., 19 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i tyre u bë ditën e djeshme, pasi janë kapur në flagrancë duke tentuar të fusin lëndë narkotike në IEVP Berat.

Punonjësit e burgut Berat, gjatë kontrollit të ushtruar në rrobat që dy të rinjtë po i dërgonin një të arrestuari, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike heroinë me peshë 0.45 gramë.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”. /a.y/noa.al