Transmetuar më 06-08-2020, 08:43

Facebook njoftoi se ka fshirë nga faqja një postim të Presidentit amerikan Donald Trump, pasi sipas rrjetit social të themeluar nga Mark Zuckerberg “përmbante informacione të rreme për Covid-19”.

Bëhej fjalë për një video gjatë një interviste të Trump për Fox News, ku deklaronte se fëmijët janë thuajse imunë nga koronavirusi.

Një zëdhënës i Facebook tha për ‘Afp’, se video përmban pohime të rreme lidhur me një grup personash imunë për koronavirusin, duke qenë dezinformim.

Brenda pak orësh, e njëjta video u fshi edhe nga Twitter, nën argumentin se “Dhunon rregullat tona të dezinformimit për Covid-19”. /a.y/noa.al