Transmetuar më 06-08-2020, 00:01

Emisioni i humorit “Portokalli”, programi i përjavshëm i humorit në Top Channel, do të ridimensionohet në sezonin e ri televiziv që pritet të fillojë në tetor.

Flitej se ky emision do të mbyllej pas rreth dy dekadash që lindi, por duket se do të ketë një format tjetër në të njëjtin ekran dhe Binaj konfirmoi se do të jetë sërish pjesë e tij.

Florian Binaj ka konfirmuar se ai do të vijojë të jetë pjesë e show-t të ri edhe gjatë sezonit të ri në Top Channel, duke mos përgënjeshtruar lajmin për mbylljen e Portokallisë.

“Unë po punoj për personazhet që kam dhe personazhet e rinj. Tetori do të jetë një sezon gallatë, ku streset do të shfryhen mjaftueshëm me Portokallinë dhe ne mezi presim të jemi në ekran”, – tha Binaj në një intervistë për Tch.

Nga ana tjetër Flori ka folur edhe për pushimet e tij me familjen, duke treguar se ka shumë dëshirë që dy fëmijët e tij t’i prezantojë me bukuritë shqiptare. Ai ka treguar se me djalin e tij, Glaur (3 vjeç e gjysmë) janë ngjitur deri në majë të Malit të Tomorrit.

Flor Binajn foli edhe për Covid-19, pasi u prke disa kohë më parë. Ai tha se njerëzit vazhdojnë t’i qëndrojnë larg, ndonëse e ka kaluar virusin.

“Edhe pse ka kaluar një muaj nga pandemia, njerëzit më rrinë larg mua dhe familjarëve të mi, ndërkohë që duhet të kem unë frikë sidomos nga ata që nuk mbajnë maska”, tha Binaj.

/NOA.al