Transmetuar më 05-08-2020, 23:44

Katastrofa që la pas shpërthimi në Bejrut, veç viktimave, shkaktoi edhe një dëm të pallogaritshëm financiar.

Ministri i shëndetësisë së Libanit njoftoi se numri i vdekjeve ka shkuar në 135, dhe rreth 5,000 kanë mbetur të plagosur.

Por ka edhe dhjetëra ende të zhdukur në Bejrut, mbi ngjarjen e ndodhur dje, të cilën zyrtarët e kanë quajtur atë një ‘katastrofë’.

Zyrtarët e portit libanez janë vënë nën arrest shtëpiak, pas shpërthimit, mbi nitratin e amoniumit të braktisur nga ana e biznesmenit rus, që shkaktoi tragjedinë masive dje në Bejrut.

Një seri paralajmërimesh u bënë mbi kimikatet e bllokuara gjashtë vjet më parë.

Kimikatet shpërthyese i përkisnin biznesmenit rus Igor Grechushkin, i cili me bashkëshorten e tij jeton në Qipro (Foto kryesore).

Ruajtja e nitratit të amonit në portin industrial është konsideruar ‘krim kundër njerëzimit’. Megjithatë një hetim që do të zgjasë prej pesë ditësh, do të nxjerrë përgjegjësit e këtij shpërthimi.

Shumë zyrtarë besojnë se mund të ketë qenë edhe një sulm i qëllimshëm terrorist, duke iu referuar shpërthimit të dytë, dhe e mbuluan atë me shpërthimin e parë që ndodhi në fabrikën ku mbaheshin lëndët e rrezikshme. Edhe Presidenti Donald Trump nuk e përjashtoi një gjë të tillë.

Udhëheqësit politikë të vendit u zotuan se përgjegjësit për tragjedinë do ta ‘paguajnë çmimin’, por zyrtarët e doganës e kthyen gishtin duke fajësuar ata – sepse i kishin paralajmëruar vazhdimisht për rrezikun, mirëpo thanë se nuk arritën të veprojnë.

Raportohet se shpërthimi u provokua nga 2.750 tonë kimikate. Shpërthimi me tre kiloton forcë, ishte ekuivalent me një të pestën e madhësisë së shpërthimit bërthamor të Hiroshima. Gjermania dhe shumë vende të tjera të zhvilluara dëguan me qindra forca emergjente, për të përballuar situatën.

/NOA.al