Transmetuar më 05-08-2020, 18:50

Një qytetar i cili ka ndjekur hap pas hapi zhvillimet e orëve të fundit në Bejrut të Libanit ka publikuar në Instagram pamje drithëruese të një familjeje.

Janë çastet kur ndjehet shpërthimi i parë tek porti. Nëna me dy të vegjlit e saj shohin afër dritares të tmerruar dhe duke britur, skenën e rëndë.

Por papritur ndodh shpërthimi i dytë, shumë më i rëndë që shkatërroi dhe banesën e saj duke krijuar situatë shokuese për ta.