Transmetuar më 05-08-2020, 16:58

Tre të rinj në Vlorë kanë rrezikuar të mbyten ditën e sotme.

Mësohet se ata ishin nisur me gomone nga Vlora, teksa në det të hapur u përballën me një stuhi.

Ata kanë qëndruar 5 orë në det të hapur dhe për fat të mirë u kthyen në breg pa pasoja.

Duket se të rinjtë kanë kundërshtuar urdhrin e autoriteteve për të mos lundruar për shkak të erës së fortë dhe reshjeve të shiut.

Për fat të keq, një grua në Himarë u mbyt në det pasi kishte dalë bashkë me familjarët e saj. /k.k/noa.al/