Transmetuar më 05-08-2020, 15:14

Policia e Tiranës thotë se ka identifikuar autorin e vrasjes së taksistit 71-vjeçar, Abdulla Budlla, në Fushë-Prezë.

Nuk bëhet i ditur identiteti i tij, por mësohet se sektori i krimeve të rënda në Policinë e Tiranës po zhvillon operacion për kapjen e tij.

Deri tani janë shoqëruar disa persona në zonën e Rinasit dhe të Niklës. Forca të shumta janë duke krehur zonën për të rënë në gjurmët e autorit.

Abdulla Budlla është babai i 3 djemve, dy prej të cilëve jetojnë në Itali, ndërsa i vetmi që jetën me të, punon edhe ai taksist pranë Aeroportit të Rinasit.

Mësohet se 71-vjeçari po qëndronte në vendin e zakonshëm pranë taksisë, kur një automjet në lëvizje qëlloi në drejtim të tij me breshëri kallashnikovi. /k.k/noa.al/

Detajet e reja/ Kush ishte babai i tre fëmijëve u vra sot pranë Rinasit (Foto nga vendngjarja)