Transmetuar më 05-08-2020, 10:27

Eljo Hysko ishte një nga deputetët e konfirmuar si të infektuar me koronavirus, krahas Ralf Gjonit dhe Enver Roshit, i cili po kurohet në Turqi.

Por ndoshta mosha e re, ende pa i mbushur të 30-at, e ka ndihmuar Eljon që ta mposhtë Covid-19.

Lajmin e ka bërë me dije vëllai i tij Turjan Hysko, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Nuk ma merrte mendja se do gëzohesha kaq shumë, kur të më etiketonin vëllanë si negativ”, shkruan Turi, duke zbuluar kështu se Eljo është shëruar nga koronavirusi. /a.y/noa.al