Transmetuar më 04-08-2020, 17:03

Sportistja Katie Ledecky i ka habitur të gjithë me performancën e saj në pishinë.

Këtë herë nuk ishte në garë për medalje, por me veten e saj.

Pesë here fituesja e medaljes së artë, ka arritur që të notojë në të gjithë pishinën duke mbajtur në kokë një gotë me qumësht.

Ledecky ndau në Instagram një video të sajën duke notuar në gjithë largësinë e pishinës.

Videoja është pjesë e sfidës ‘#gotmilkchallenge’, ku njerëzit duhet të bëjnë një veprim mahnitës, teksa mbajnë një gotë qumështi. /k.k/noa.al/