Transmetuar më 04-08-2020, 15:55

Situata me koronavirusin në Kosovë po përkeqësohet çdo ditë e më shumë. Autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 13 pacientë që kanë humbur jetën.

Krahas tyre, në 24 orë janë prekur 225 persona, ndërsa autoritetet apelojnë për kujdes.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga 477 mostra të testuara, janë regjistruar edhe 225 raste të të infektuarve, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 9 mijë e 274.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 201 pacientë.

“Të nderuar qytetarë! Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret”, thuhet në njoftim. /k.k/noa.al/