Transmetuar më 04-08-2020, 10:16

Këngëtari i njohur nga Kosova, Ramadan Krasniqi, i njohur nga të gjithë si Dani, është përfolur në disa portale sikur ka deklaruar se nuk shkon në dasma të këndojë pa u paguar 10 mijë euro.

Pasi është njohur me këto shkrime, këngëtari ka reaguar në rrjetet sociale.

Ai shpreh keqardhje, ndërsa fton hetuesit që të merren me këtë rast.

“Me keqardhje për publikun dhe fansat! Nuk e njohë këtë portal! Nuk kam dhënë askund një intervistë të tillë e as të përafërt! Çka është MJAFT është MJAFT! Ftoj publikisht Policinë dhe Hetuesinë të merren me këtë media dhe këso njerëzish”, shkruan këngëtari. /a.y/noa.al