Transmetuar më 04-08-2020, 09:17

Brenda muajit gusht aktorja e njohur Olta Gixhari pritet që të bëhet nënë për herë të parë.

Duhet thënë se Olta ka pasur një shtatzëni mjaft të mbarë, e cila nuk e ka penguar aspak në aktivitetet e saj të përditshme.

Mbrëmjen e kësaj të hëne, aktorja ka ndarë një video teksa bënte një kërcim sensual para pasqyrës me barkun jashtë.

“Pjesa më e bukur e ditës tonë, një banjë relaksuese, muzika e preferuar, masazh bebushit dhe kremin i cili më ka shoqëruar përgjatë pritjes së ëmbël. 36 javëshe shtatzënë”, shkruan Olta.

Aktorja dhe partneri i saj të cilin deri më tani nuk e ka bërë të njohur për publikun, do të bëhen prindër të një djali. /a.y/noa.al

Pak ditë para lindjes, Olta Gixhari kërcim sensual para pasqyrës me barkun jashtëLAJMI: https://noa.al/lajmi/2020/08/2180098.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Mardi 4 août 2020