Transmetuar më 04-08-2020, 08:58

Pushimet e kësaj vere, ndoshta për shkak të aktiviteteve publike të pakta prej pandemisë së koronavirusit, ka bërë që të shijohet më shumë kohë me familjen.

Kështu ka bërë edhe moderatorja Amarda Toksa, e cila ka qëndruar më gjatë me fëmijët e saj.

Mbrëmjen e kësaj të hëne ajo ka ndarë një fotografi të rrallë, ku shihet e përqafuar me të bijën Sia.

Ato shihen në rërën e detit, në krahët e njëra tjetrës, totalisht të lëshuara.

Në këtë foto mungojnë "burrat" e shtëpisë Ermal Mamaqi dhe i vogli Joel, teksa mbrëmja ju ka takuar vetëm vajzave./a.y/noa.al