Transmetuar më 02-08-2020, 19:59

Shkelma dhe grushte vunë në alarm udhëtarët në fluturim e sipër duke krijuar një gjendje ankthi dhe pasigurie të shtuar.

Avioni me turistë po shkonte për në Ibiza, por dy pasagjerë të dehur dhe të padisiplinuar anglezë, refuzuan të vinin maska ​​gjatë fluturimit, që nisi nga Amsterdami.

Pamjet tregojnë dy pasagjerët anglezë duke luftuar fizikisht me të tjerët gjatë fluturimit.

Ata u arrestuan nga policia spanjolle kur avioni mbërriti në Ibiza.

Pasagjerët dëgjohen duke bërtitur ndaj burrave për të ndaluar sherrin.

"Ka fëmijë këtu" – kanë thirrur disa,  me qëllim që të ndaleshin rrëmujat dhe paniku.

Në fund të videos, një nga pasagjerët që shkaktoi rrëmujën shihet i shtrirë në dysheme në rreshtin e aeroplanit, me duar të prangosura pas shpinës. Vallë, janë edhe këto disa nga pasojat që po lë koronavirusi. Për psikologët dhe sociologët, padyshim që po!

/NOA.al