Transmetuar më 02-08-2020, 19:28

Plot 13 persona të prekur me koronavirus ndërruan jetë  gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare.  Mës tyre raportohet se ka humbur jetën edhe gazetari i njohur.

Gazetari dhe shkrimtari nga Kosova, Musli Berisha, ka ndërruar jetë sot, në Qendrën Klinike dhe Universitare të Prishtinës, si pasojë e koronavirusit.

Ai kishte dy javë që luftonte me COVID-19, betejë të cilën nuk mundi ta fitonte.

Lajmin e bëri të ditur Televizioni “Tema”, në të cilin punonte gazetari Berisha.

Nëpërmjet një njoftimi, ata kanë shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit, ndërsa thonë se Kosova “ka humbur një emër të madh të gazetarisë televizive”.

Sot në Kosovë janë regjistruar edhe 245 raste të reja me COVID-19, çka e bën atje edhe më serioze situatën me Covid-19, se në Shqipëri.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë arriti sot në 249 persona./NOA.al