Transmetuar më 02-08-2020, 18:37

Me mbylljen e sezonit, pa trofe, dhe i mbetur jashtë çdo objektivi, Partizani vendosi të ulë në stol trajnerin Ilir Daja, i cili pret thjesht zyrtarizimin.

Ndërkohë Partizani ka nisur punë me ndërtimin e ekipit para sezonit të ri.

Përveç emrave që ka propozuar ish-trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, Partizani me qëllim rikthimin te titulli kampion mësohet se është në negociata me ish-mbrojtësin e Kombëtares tonë Arlind Ajeti.

Ajeti aktualisht luan me skuadrën e Vejle në Danimarkë, por nuk ka pasur shumë hapësira me ketë ekip.

Por për të marrë sherbimet e Ajetit, Partizani duhet të fitoj konkurencën me skuadrën e Tiranës, pasi ka një "derbi" për ish-mbrojtësin e Kombëtares.

Bardheblutë kanë shfaqur më herët interes për mbrojtësin, që ka pasur eksperiencë edhe në Seria A dhe e duan atë fillimisht, për më shumë sukses në Champions League.

/NOA.al