Transmetuar më 02-08-2020, 17:23

Kishte kohë që diskutohej një rikthim i mundshëm i Jozefina Topallit në Partinë Demokratike, ku flitej se ajo do të kandidonte si deputete në qarkun e Shkodrës.

Ish- kryetarja e Kuvendit dhe ish-nënkryetare e PD-së, Topalli, pritej të rikthehej te partia e saj para zgjedhjeve të reja parlamentare, por në listën e bërë publike mes emrave të porpozuar deri tani nga dega lokale, emri i saj nuk figuron.

Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një tërheqje të Jozefina Topallit, e cila pati edhe një takim me Yuri Kim, pak ditë më parë lidhur me këtë çështje, apo ndonjë tërheqje nga PD.

Në listën paraprake me emrat më të propozuar në më shumë se 20 grupseksione nga 38 që ka PD në Shkodër, është edhe kryetarja aktuale në detyrë e Bashkisë së Shkodrës.

Lista zyrtare me 150 emra të propozuar nga baza e PD përmban emrat e kandidatve për deputetë dhe për kryetar bashkie në qytetin verior.

Ja edhe 11 emrat më të propozuar nga PD e Shkodrës, sipas rendit alfabetik janë:

Arben Lushaj

Bardh Spahia (ish deputet)

Benardeta Syku (nënkryetare e FRPD)

Greta Bardeli ( nënkryetare e PD në Shkodër)

Helidon Bushati (ish deputet)

Izmira Ulqinaku (ish deputete)

Ndoc Ashta

Ramiz Çobaj (ish deputet)

Romeo Gurakuqi (ish deputet)

Voltana Ademi (kryetare e Bashkisë Shkodër)

Xhemal Bushati (ish kryetar I këshillit bashkiak të Shkodrës)

/NOA.al