Radari bën “kërdinë” në rrugë/ Bllokohen 19 patenta, arrestohen 2 drejtues mjetesh
Transmetuar më 02-08-2020, 08:44

Dy drejtues automjetesh janë vënë në pranga pasi kanë thyer rregullat duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara.

Policia e Shtetit njofton se gjatë natës në Tiranë, 2 shoferë janë vënë në pranga dhe janë hequr 19 lejë drejtimi, në kuadër kuadër të kontrolleve të ushtruara me Radar në aksin Sauk-Teg, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.

Sipas uniformave blu gjatë kontrolleve të ushtruara mbrëmjen e kaluar, policia ka kapur drejtues mjetesh me shpejtësi skëterrë deri në 198 km/h, si dhe shoferë të dehur në timon.

Gjithashtu janë vendosur 5 gjoba maksimale, me nga 30 mijë lekë të reja secila për abuzim me shpejtësinë për drejtues mjetesh rezident në nje nga vendet e BE-së.

“Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kujdesuni për jetën tuaj dhe të përdoruesvë te tjetër të rrugës. Të fluturosh në rrugë gati me 200 km/h apo në gjendje të dehur ke cënuar rëndë sigurinë e jetës në rrugë. Policia Rrugore me radarë e dragera është prezente kudo, jo për të shtuar numrin e gjobave por për të parandaluar kërcënimin e jetës në rrugë nga këta drejtues mjetësh që abuzojnë me rregullin dhe normat e sjelljes në rrugë”, shkruan Policia e Shtetit në njoftimin e dhënë./noa.al/

Loading...