Transmetuar më 01-08-2020, 23:10

Ciro Immobile ka fituar “Këpucën e Artë” të Europës për edicionin 2019-2020.

Rivali i fundit i mbetur në garë ishte Cristiano Ronaldo, i cili duhej të shënonte katër gola për të barazuar sulmuesin e Lazios, por CR7 nuk u grumbullua nga Maurizio Sarri për ndeshjen e javës së fundit të Serisë A.

Me 35 gola të realizuar që përkthehen në 70 pikë, Ciro është mbreti i “bomberave” të këtij sezoni.

Titulli kthehet në Itali pas 13 vitesh. I fundit ka qenë Francesco Totti në sezonin 2006-2007.