Transmetuar më 01-08-2020, 21:23

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Një person ka rënë nga lartësia rreth orës 20:15, në Unazë të Re.

Bëhet fjalë për një 30 vjeçar me inicialet O.H., i cili dyshohet të jetë vetëhedhur nga lartësia.

30 vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./noa.al/