Transmetuar më 01-08-2020, 21:19

Një djalë i ri është hedhur nga pallati në Tiranë, në një përpjekje të dhimbshme për ti dhënë fund jetës.

Ngjarja ndodhi sonte, rreth orës 20:15, në Unazë të Re, raporton noa.al. Një dëshmitar tha se i riu ra nga kati i shtatë i pallatit tek zona e Astirit.

Policia e cila shkoi në vendngjarje tha se dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia shtetasi O.H., 30 vjeç.

Djali është transportuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /noa.al/