COVID/ Katër humbje jete në 24 orët e fundit
Transmetuar më 01-08-2020, 16:09

Katër humbje jeta në 24 orët e fundit, si pasojë e Covid-10 në vendin tonë.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58 vjeçare nga Kurbini dhe një dhe një 71 vjeçare nga Lushnja me disa sëmundje bashkëshoqëruese, një 61 vjeçar nga Durrësi dhe një 67 vjeçar nga Fieri.

Aktualisht po trajtohen 6 të intubuar në dy spitalet Covid.

Nga 510 testime, 120 raste kanë rezultuar pozitive. Këto shifra janë edhe më alarmante se një ditë më parë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se dje, tre qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin.

Nga 500 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, janë konfirmuar 79 raste pozitive. Deri dje në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtoheshin 115 pacientë, 16 janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Loading...